Connect with us

Shqip

4000 dosje të Gjykatës Speciale në një pako – praktikisht e paimagjinueshme

Avatar

Published

on

papiri

Para pak kohësh në zyrën e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë gjoja ka arritur një pako me dokumente të Gjykatës Speciale. Mediat raportuan, duke iu referuar deklaratës së kryetarit të shoqatës së UÇK-së, Hysni Gucati, se një person i panjohur kishte sjellë një pako me 4000 dosje të kësaj gjykate. Ndërsa ende nuk dihet nëse këto janë vërtet dokumente të “rrjedhura” të Gjykatës Speciale, është praktikisht e paimagjinueshme që në një pako mund të vendosën 4000 dosje, ndërsa nga ana tjetër është mjaft e mundshme se fjala është për një numër të caktuar dosjesh me 4000 faqe letre.

“Pakoja me katër mijë dosje të Gjykatës Speciale (Dhoma e Specializuar dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar) ka mbërritur në zyrën e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë”, është lajmi që bëri jehonë së fundmi në media. Një person i panjohur i solli këto “dosje” në një pako dhe kinse një letër në të cilën njoftonte se ditëve në vijim do të mbërrijnë edhe shtatë mijë.

U përpoqëm të përcaktojmë nëse është praktikisht e mundshme të fusim 4000 “dosje” në një pako të vetme (siç shihet në videon e publikuar).

Pakoja me 500 letra që mund ta blini në shtypshkronjë peshon 2.5 kilogramë, që do të thotë se 4000 letra peshojnë 20 kilogramë dhe është e mundur që ato të paketohen në një kuti kartoni me madhësi afërsisht prej 46x33x26 cm.

Letra me peshë standarde që përdoret më së shpeshti për shtyp peshon 80 g/m2

0,21×0,297m = 0,06237 m2 – sipërfaqja e një letre A4

0,06237 x 4000 copë letër x 0,08 kg (80 gr pesha e një letre) = 19,9584 kg (afërsisht 20 kg)

Të palosuara në mënyrë të përsosur 4000 copë letër të formatit A4 mund të vendosen në një kuti me përmasa 42x30x20cm, nëse është fjala për palosje nga fabrika. Letra e përdorur nuk mund të paloset në mënyrë të përsosur, kështu që në këtë rast do të nevojitet një kuti me dimensione pak më të mëdha – afërsisht 46x33x26 cm.

Një dosje nënkupton një grup dokumentesh që kanë të bëjnë me një person, ngjarje ose subjekt. Zakonisht ky grup shkresash përfshin më shumë se një copë letër.

“Është krejtësisht e pamundur që dikush të sjellë 4,000 skedar që përmbajnë deklarata të dëshmitarëve në tri gjuhë, fotografi, dokumente procedurale, prova materiale, pa ndihmën e një kamioni.” Vetë fjala që paraqitet ne lajme në lidhje me pretendimin e “rrjedhjes” së dokumenteve, i referohet gjendjes së pazakontë agregate të këtij dokumentacioni voluminoz në letër”, komentoi për Crno beli svet Dejan A. Vasiq, një mbrojtës dhe përfaqësues i viktimave i akredituar para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Pra është e mundur që personi i panjohur nga videoja të ketë pasur 4.000 letra, megjithatë, 4.000 dosje është praktikisht e paimagjinueshme.

Në rastin hipotetik që secila prej dosjeve të pretenduara kishte më shumë se një letër, pra të paktën dy, në atë rast në pako do të ishin 8000 letra, me peshë 40 kilogramë, ndërsa pakoja do të duhej të ishte së paku afërsisht 46x33x52 cm (ose 92x33x26 ose 46x66x26). Personi i panjohur nga videoja nuk të mund ta bartte një pako të tillë me kaq lehtësi, dhe përveç kësaj, pakoja do të duhej të ishte më e madhe se ajo në video.

Dosjet voluminoze, në tri letra të plota, do të nënkuptonte se pakoja do të përmbante 12.000 letra me peshë 60 kilogramë…

Pra, një ditë mund të zbulojmë nga hetuesit e Gjykatës Speciale saktësisht sa dhe çfarë kishte në atë pako, për të cilët pretendohet se kanë marrë dokumentacionin, megjithatë është pothuajse e sigurt që nuk bëhet fjalë për 4.000 dosje, por në rastin më të mirë një numër të caktuar dosjesh në 4.000 copë letër.

Ky tekst është bërë në kuadër të projektit “Fact-check it out”, i cili zbatohet nga Crno beli svet (CBS) [Bota bardh e zi].

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Preporučeno