Çmimi Nobel për Paqe: Nominimi edhe për bulkthin në bar

 

Qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Serbisë dhe Kosovës janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe – u raportua ne media në fillim të shtatorit. Presidenti amerikan, Donalld Tramp, kështu mori nominimin e dytë për këtë çmim, pas, siç vlerësuan disa, marrëveshjes historike midis përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Uashington. Ndërsa në publik debatohet për prapavijën e disa pikave të papritura të kësaj marrëveshje dhe nëse bëhet fjalë vetëm për fushatën parazgjedhore të Trampit para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Amerikë, ndërsa qytetarët presin rezultate konkrete nga dokumenti i ri. Ky dokument, nga ana tjetër, është vetëm edhe një në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara më parë në Bruksel, të cilat gjithashtu u vlerësuan si historike. Sidoqoftë, nominimi për Çmimin Nobel erdhi vetëm për dokumentin e Uashingtonit dhe po pritet vendimi. Çfarë mendojnë qytetarët? A kanë dëgjuar për nominimin? A mendojnë ata se qeveritë meritojnë nominim e eventualisht edhe çmimin? Janë këto disa nga pyetjet që u kemi bërë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut në një audio sondazh. Shumica e bashkëbiseduesve tanë nuk ishin të gatshëm të diskutojnë për këtë temë. Disa prej tyre fare nuk dëshironin tu përgjigjeshin pyetjeve, të tjerët pretenduan se nuk kishin dëgjuar për këtë lajm, ndërsa një pjesë e mirë e tyre thoshin se madje as nuk informohen për ngjarjet politike. Ata që megjithatë donin të flisnin kishin mendime të ndara. Lexoni përgjigjet më poshtë.

“Unë nuk e përcjelli politikën dhe as nuk më intereson”

Përveç përgjigjeve “nuk e di”, “nuk kam koment”, “nuk kam ide”, “jo mua”, “nuk kam kohë”, arsyet e dhëna nga të anketuarit pse nuk kishin dëgjuar për nominimin ishin si më poshtë:

“Unë nuk e ndjek politikën, kështu që nuk kam ide”; “Unë as nuk i dëgjoj lajmet e as nuk jam i interesuar për politikë. Nuk i shikoj fare, më besoni ”; “Nuk më pëlqen politika, e as nuk më pëlqen të flas për të”; “Nuk kam informacion të saktë lidhur me atë çfarë nënshkruan ata atje, e si të flas tash diçka në lidhje me të. E vetmja gjë që dëgjova ishte kjo”.

“Propagandë, palët nuk kanë arritur asgjë konkrete”

Ndërsa ata që donin të flisnin me ekipin tonë gazetaresk, kur u pyetën nëse qeveritë e kanë merituar nominimin, thanë:

“Askush nuk e meritoi atë (nominimin). Është propagandë para zgjedhjeve amerikane. Mendoj se e gjithë kjo nuk ka kuptim. Mendoj se Çmimi Nobel për Paqe ka humbur rëndësinë e saj në vitet e fundit, sepse mendoj se asgjë nuk ka kuptim më që nga nominimi i parakohshëm i Barak Obamës”.

“Nuk me intereson. Pse, mos më pyet mua dikush për ndonjë gjë”.

“Kam dëgjuar për nominimin, duke marrë parasysh që një profesor i zakonshëm fakulteti mund ta bëjë nominimin, mendoj se nuk është ndonjë gjë e veçantë, përveç që të përdoret në fushatën e Donalld Trampit para zgjedhjeve të nëntorit. Pavarësisht nëse e kanë merituar apo jo, mendoj se ka shumë më shumë probleme më meritore dhe më të mëdha sesa ky në Kosovë. E nëse problemet zgjidhen, ato zgjidhen ngadalë.”

“Sigurisht që mendoj se nuk e kanë merituar atë. Ata nuk arritën asgjë konkrete, kështu që mendoj se nuk e meritojnë të nominohën për Çmimin Nobel për Paqe.”

“Nuk mendoj asgjë, marrëzi. Marrëzi e plotë. Sot mund ta nominoni edhe bulkthin në bar. Marrëzi totale. Pa koment. Pasi kriminelët e luftës fituan çmimin Nobel, pas kësaj asgjë nuk më habit më.”

“Epo, të jem i sinqertë, nuk mund të ju them tani, e gjithë kjo është një lloj politike e lartë, nuk e di sa mbërrin deri tek ne çfarë bëjnë ata, nuk e di sa kemi njohuri ne për çfarë bëhet fjalë aty. Kështu që, sinqerisht, mendoj se jo, se paqja është shumë më ndryshe nga ajo për të cilën ata flasin sot.”

“Nuk e meritojnë sepse mendoj se Çmimi Nobel është marrëzi, ndërsa është edhe më marrëzi që ata të marrin çmimin. Kishte paqe edhe para tyre.”

“Si e meritojnë, për çka meritojnë? Çmimi Nobel për Paqe është një kompensim për njohjen e Kosovës së pavarur.”

“Idiotësi klasike, idiotësi klasike. Assesi, zi, është jashtë çdo logjike.”

“Ata që i emëruan ata me siguri dinë diçka. Tani mendimi jonë as nuk ka rëndësi. Prandaj, çfarëdo që të themi do të jetë qesharake … Ata që marrin vendime të tilla, aferim ju qoftë. Ekspertë të paparë.”

“Të paparë. Kosovës Çmimi Nobel për Paqe? Hej, kjo është … Krim është fjalë e vogël… Ne e dimë se ku jetojmë, gjërat janë mjaft të qarta për ne, njerëzit e rëndomtë, se çfarë lloj paqeje kemi. Nuk merremi me politikë, por është më se e qartë se ku jemi dhe çfarë jemi. Është më mirë për të gjithë ne që të mos diskutojmë. Jemi aty ku jemi dhe do të qëndrojmë dhe do të mbijetojmë këtu, të paktën për fëmijët tanë.”

Çmimi i merituar(?)

Nga ana tjetër, numri i bashkëqytetarëve të tyre që menduan se nominimi ishte i merituar ishte shumë më i vogël, si dhe çmimi, por vetëm kur bëhet fjalë për Qeverinë e Serbisë.

“Kemi dëgjuar për Serbinë. Do të ishte e shkëlqyeshme, por tani nuk kam ndonjë mendim specifik. Po, Serbia po. Pse jo? Çdo gjë që është e mirë dhe e bukur, ne e meritojmë.”

“Pse jo. Ne jemi një popull i krishterë, gjithçka që është e bukur, e hareshme edhe duhet të lidhet me ne”

“Unë, si një patriot, mund të them se ndoshta edhe e kemi merituar. Ne, ne. Por ata jo, jo.”

 

Ky tekst është bërë në kuadër të projektit “Fact-check it out”, i cili zbatohet nga Crno beli svet (CBS) [Bota bardh e zi].

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Leave a Reply

Your email address will not be published.