Dezinformatë se kisha serbe në Prishtinë lufton COVID19 sipas metodës ruse

Fotografija je preuzeta sa sajta Radio kontakt plus

Kisha serbe “Shën Nikolla” në Prishtinë, ka disa ditë që lëshon kambanat me intensitet të lartë, në emër “të luftimit të virusit korona”. Fqinjët janë të shqetësuar, ndërsa eksperti i sigurisë Agim Musliu sqaroi se jo vetëm se është fjala për një “model primitiv rus”, por edhe për një “tendencë provokuese” – ky lajm u transmetua sot nga shumë media kosovare, që nga transmetuesi publik RTK, agjencitë e lajmeve Kosovapress, e deri te portalet Gazeta ExpressTelegrafBota SotKosovarja

“Në fund të fundit, tingulli i kambanës, ashtu si thirrja e ezanit nga minarja 5 herë në ditë, si qellim primar ka nxitjen për t’u lutur. Me këtë tregojmë solidaritetin të cilin Kisha jonë ndjen për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht fesë ose gjuhës, sepse të gjithë jemi njëjtë të rrezikuar nga pandemia. Në kohën e rrahjes së kambanës lutemi për të gjithë të sëmurët në mbarë botën, për ata që kujdesen për ta në spitale dhe i lutemi Zotit që epidemia të ndalet dhe që jeta të kthehet në suaza të normales”, u komunikua nga Eparkia Rashkë-Prizren për CBS, duke mohuar citatet në këtë tekst. 

Në tekstin e mediave kosovare thuhet edhe se “asnjëherë nuk ka pasur reagime ndaj manifestimeve rituale që janë zhvilluar në këtë kishë, por tash kambanat aktivizohen aq shpesh sa kjo po paraqet problem për banorët e lagjes Taslixhe, duke iu referuar një banori anonim.

Agim Musliu, “ekspert i sigurisë” vlerësoi se kjo “nuk është vetëm një metodë primitive ruse, por edhe një tendencë provokuese”.

Jemi dëshmitarë të dezinformimit me qëllim nga Moska për fatkeqësinë humanitare të virusit. Rusët nuk kursejnë as besimtarët e vet ortodoksë vetëm për të bërë veprime që u shkojnë atyre përshtati. Në anën tjetër, është e dëëhmuar se njerëz të shërbimeve sekrete serbe qarkullojnë si në të gjitha kishat, edhe në këtë kishë. E rrjedhimisht, aty ku është shërbimi sekret serb është edhe shërbimi sekret rus. Pra, lirshëm kjo mund të konstatohet se është një shkaktim kaosi nga Moska. Bota e di se kudo ka kishë ortodokse, aty ka një agjent të tyre”, tha ai.

Në tekst gjithashtu citohet një burim anonim, i cili thotë se sipas arsyetimit të klerit nga kisha “kjo bëhet në emër të luftimit të virusit korona”. Gjithashtu thuhet se një kishë në Jagodinë të Serbisë e ka aplikuar këtë formë “trajtimi” të infeksionit, duke lëshuar kambanat pasditeve”.

Në sajtin e Kishës Ortodokse Serbe, askund nuk mund të gjendet ndonjë e dhënë se kjo është formë zyrtare e trajtimit të virusit korona” – konkludohet në këtë tekst.

Por, autorët e këtij teksti nuk kanë kontaktuar Eparkinë Rashkë-Prizren për të marrë përgjigje të sakta në lidhje me arsyet dhe mënyrat e rrahjes së kambanave kishtare në kishat ortodokse në Kosovë.

Nga Eparkia Rashkë-Prizren është thënë për CBS se ata ishin të “befasuar dhe zhgënjyer” nga ky tekst, duke theksuar se i njëjti ” shkon larg përtej kufijve më të denjë të gazetarisë profesionale dhe paraqet një shembull të shënjestrimit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe Metohi”.

Ata rikujtojnë se “kambanat nuk janë paraqitur në Rusi, por në Itali, në Kampanja, në shekullin e 5-të, dhe se janë përdorur me shekuj jo vetëm për të shpallur shërbesën e rregullt, por edhe në kohërat e vuajtjeve të mëdha, mortajës ose fatkeqësive të tjera, si në botën ortodokse, ashtu edhe në atë katolike-romane dhe protestante”.

“E njëjta praktikë është paraqitur edhe në krishterimin perëndimor, para se gjithash atij katolik-roman, nga Amerika, Kanadaja, Franca, Australia dhe Filipinet”, shpjegojnë nga Eparkia.

Siç kanë sqaruar nga Eparkia për portalin tonë, kumbimi i kambanave, si dhe thirrja e ezanit nga minarja, rregullohet në decibel me legjislacionin e Kosovës.

“Secili lexues vullnetmirë mund të konkludoj vet se kambanat e krishtera nuk krijojnë efekt më të madh se sa lutjet nga dhjetëra xhami në qytetet e mëdha. Kambanat janë pjesë e civilizimit të kontinentit evropian në të cilin jetojmë dhe është shumë keq që nga Kosova të shkojë zëri se ato shqetësojnë dikë”, thuhet në përgjigje.

U theksua se peshkopi Teodosi mori vendimin që në kishën e Shën Nikollës në Prishtinë të ndërpritet rrahja e shpeshtë “edhe pse famullitari i kishës së vjetër në Prishtinë, Ati Sasha Mitroviq (Saša Mitrović), pohon se asnjë nga fqinjët përreth nuk është ankuar dhe se disa madje kishin shprehur mbështetje”.

Eparkia shprehu pritjen se në kohën e fatkeqësisë humanitare, e cila goditi të gjithë botën, nuk do të ketë më artikuj si ky e as “komente nga “ekspertë” të painformuar dhe me qëllime jo të mira”, por që e gjithë kjo vuajtje e kohëve të fundit do të na nxis për solidaritet, mirëkuptim të ndërsjellë dhe tejkalim të gjitha dallimeve politike dhe ndër-kombëtare, të cilat nuk kanë vend në një kohë kur kemi kaq shumë njerëz të sëmurë, e sidomos të moshuar”. 

“Në fatkeqësi gjithnjë duhet të jemi të bashkuar dhe mbi të gjitha të tregojmë një frymë fqinjësore dhe tolerancë sepse jetojmë në treva ku me shekuj ekzistojnë traditat e ndryshme fetare”, thonë nga Eparkia Rashkë-Prizren.

Eparkia deklaroi se kambanat e kishës janë rikujtim për lutje për besimtarët dhe se gjatë kohës së pandemisë kambanat do të rrahin “në të gjithë tempujt e famullive dhe të manastireve në periudhën nga ora 8 deri në orën 20, me një interval kohor prej 2 orësh dhe me kohëzgjatje prej 5 minutash deri në fund të epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.