Connect with us

Shqip

Mesazhet nga presidenti serb në lidhje me hetimin për vrasjen e Olliver Ivanoviqit

Avatar

Published

on

Më gjashtëmbëdhjetë janar është shënuar viti i tretë që nga vrasja e Olliver Ivanoviqit. Hetimet në Beograd në Prishtinë janë ende duke vazhduar. Në këto tre vjet, përveç hetimit të dyfishtë, kjo çështje u shënua nga një serë informacionesh nga tabloidët, që vinin nga Beogradi dhe Prishtina, por edhe deklaratat e zyrtarëve të lartë për zhvillimin e hetimeve. Kështu, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vučić), doli me deklarata në disa raste, duke paralajmëruar zbulimin e rezultateve konkrete të hetimit, duke dhënë afate specifike kur do të flasin autoritetet serbe për këtë, por edhe me pretendimet se ata “menjëherë mund ta japin” emrin e vrasësit të Olliver Ivanoviqit, se “mendojnë” se kanë emrin e vrasësit, deri te informatat më të fundit “se kanë një pasqyrë të plotë se kush mund të ketë qenë i përfshirë” në vrasje. Ajo që presidenti serb pohonte me siguri është se Millan Radoiçiq (Milan Radoičić) nuk ishte vrasës, si dhe se kishte kaluar poligrafin. Lexoni në vijim:

Ky tekst është bërë në kuadër të projektit “Fact-check it out”, i cili zbatohet nga Crno beli svet (CBS) [Bota bardh e zi].

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Preporučeno