Connect with us

Shqip

Të rinjtë për vetveten, përditshmërinë dhe sfidat gjatë pandemisë

Avatar

Published

on

mladi o pandemiji

Pandemia e koronavirusit, e cila në Kosovë zyrtarisht filloi në mes të marsit, në një mënyrë ndryshoi jetën e të gjithë neve. Karantina për dy muaj e gjysmë, ndalimi i tubimeve, orari i shkurtuar i punës së lokaleve, ora policore, kalimi në mësimin në distancë – janë vetëm disa prej masave. Si i përballojnë të rinjtë të gjitha këto? Sa ka ndryshuar pandemia përditshmërinë e tyre? Cila është sfida kryesore për ata? Përshtypja është se përditshmëria e të rinjve ka ndryshuar shumë, si dhe zakonet dhe me këtë edhe jeta e tyre. Biseduam me gjashtë të rinj. Lexoni më poshtë.

Angjellia Bozhoviq (Anđelija Božović) (24): “Pandemia ka ndikuar në përditshmërinë time më së shumti sa i përket ndryshimit të zakoneve ekzistuese. Gjithashtu, kanë ndryshuar pikëpamjet e mia në lidhje me gjërat që unë i konsideroja elementare. Doli që gjithçka, edhe pse në shikim të parë e kudogjendur, mund të zhduket”.

“Sfida më e madhe për mua ishte ruajtja e paqes shpirtërore. Kjo u ndikua kryesisht nga informacionet e rremë dhe të paverifikuara, e pastaj nga ndarja nga njerëzit e afërt”.

Stefan Stanojeviq (Stefan Stanojević) (21): “Ndikoi në jetën e përditshme pasi papritmas mbetëm pa një numër të madh të mundësive që kishim deri në atë kohë dhe prioritet u bë të mundohemi të mbrojmë veten dhe të tjerët. Jeta ndryshoi shumë gjatë pandemisë sepse më dha shumë kohë të mendoja për gjithçka, më dha mundësinë të përpiqesha të përmirësoja cilësitë e mia, të lexoja disa libra të mirë për të cilët nuk kisha kohë dhe t’i përkushtohesha më shumë familjes sime”.

“Për momentin, sfida më e madhe për mua është se si të mbroj veten dhe njerëzit e rëndësishëm për mua sepse si një person i ri i etur për shoqërim dhe dalje mund të jem transmetuesi kryesor i virusit”.

Nevena Krstiq (Nevena Krstić) (18): “Sigurisht që po, ndikoi kryesisht në shkollim dhe përditshmërinë tonë. U shty çdo gjë që ishte planifikuar për këtë vit. Të gjithë e ndjejmë ndryshimin, kështu që kalojmë më shumë kohë me familjen dhe në shtëpi. Ishte e pazakontë në fillim, por të gjithë jemi mësuar me situatën dhe mezi presim që gjithçka të mbaroj për të vazhduar jetën tonë normalisht. Kanë ndryshuar zakonet, jeta shoqërore, nuk mund të udhëtojmë dhe tashmë është bërë e padurueshme të ulemi në një qytet”.

“Sfida më e madhe është se tani nuk mund të shkojmë në udhëtime me fakultet dhe të shoqërohemi dhe të dalim normalisht si para pandemisë. Gjithashtu, edhe ora policore paraqet problem dhe është e pakuptueshme pse ekziston”.

Millosh Ordiq (Miloš Ordić) (22): “Pandemia ka ndikuar në përditshmërinë time. Jeta dhe përditshmëria ka ndryshuar në mënyrë drastike në këtë vit gjatë pandemisë në krahasim me periudhën para pandemisë. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Dalja, udhëtimet dhe arsimi në fakultet janë zvogëluar në mënyrë drastike, ndërsa shumë gjëra janë anuluar. Po ashtu u paraqit edhe frika nga infektimi i vetes dhe më të dashurve. Pandemia ka sjellë shumë ndryshime negative dhe disa ndryshime pozitive”.

“Sfida më e madhe për një të ri si unë gjatë një pandemie është marrja e një arsimi cilësor në fakultet. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ligjëratat në fakultet mbahen on-line, gjë që ndikon edhe në cilësinë e arsimit”.

Sonja Tomasheviq (Sonja Tomašević) (19): “Po, natyrisht që ndikoi si në të gjithë botën, ashtu edhe në përditshmërinë time. Gjithçka që ishte normale nuk është më, veçanërisht pasi na është kufizuar lëvizja. Meqenëse isha maturante kur u shpall pandemia, ne nuk e festuam maturën, kështu që nuk kam asnjë kujtim nga ai moment. Gjithashtu, nuk kam pasur mundësi të udhëtoj, kështu që nuk kam pothuajse asnjë kujtim nga ky vit. Dhe përveç kësaj, për shkak të lëvizjes së kufizuar nuk ka dalje dhe shoqërim si më parë. Përshtypja e përgjithshme është se kemi jetuar, por sikur të mos kemi jetuar”.

“Sfida është se unë thjesht nuk mund të jem e afërt me njerëzit për shkak të respektimit të një distancës sociale, e sfidë tjetër është se për shkak të mësimit nga distanca disi jemi bërë autodidakt”.

Nikollë Llekiq (Nikola Lekić) (23): “Natyrisht që ndikoi, ndryshoi përditshmërinë në jetët tona, jemi të kufizuar në kohë dhe hapësirë. Jeta është bërë monotone. Gjatë pandemisë, iu përkushtova detyrimeve të mia në fakultet dhe për t’u përmirësuar në disa fusha që i konsideroj si anë më të dobët, fillova të përmirësohem në kuptimin e të kënduarit, sepse unë bëj atë punë, studioj. Shfrytëzoj kohën në maksimum për këto fusha”.

“Për mua paraqet sfidë të përdori kohën me mençuri, t’i përkushtohem familjes time, vetes dhe, siç thashë, fakultetit dhe muzikës”.

 

Ky tekst është bërë në kuadër të projektit “Fact-check it out”, i cili zbatohet nga Crno beli svet (CBS) [Bota bardh e zi].

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Preporučeno