Connect with us

Shqip

Dokumente jozyrtare (Non-paper): Ide të ricikluara në kohë të heshtjes së dialogut

Avatar

Published

on

Ballkani Perëndimor si dukët është bërë rajoni i preferuar për diplomacinë e dokumenteve jozyrtare. Kur paraqitet ndonjë dokument i tillë “jo letër” [sh. p. përkthim fjalë për fjalë i fjalës non-paper], pak për shkak të vet emërtimit në anglisht, e më shumë për shkak të ideve të paraqitura, aktorët e demantojnë. Dokument jozyrtar i Janshasë, dokumenti francezë-gjerman, dokument i Serverit. Tri dokumente jozyrtare në një kohë të shkurt – e të gjitha kanë të bëjnë më Beogradin dhe Prishtinën, por në publik edhe me tutje nuk ka zgjidhje për marrëdhëniet e tyre. “Unë ty një dokument jozyrtar, ti mua një dokument jozyrtar”. Lidhur me shpejtësinë e ndërrimeve të dokumenteve jozyrtare flet edhe fakti se në ndërkohë, derisa redaksia ishte duke e përgatitur tekstin me komentet e analistëve, përveç tre dokumenteve jozyrtare të sipërpërmendura është paraqit edhe i katërti, dokumenti jozyrtar i Borelit.

Megjithatë, ajo që është e përbashkët për propozimet, para dokumentit jozyrtar të Borelit, është se përsëri është aktualizuar zgjidhja e marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës e cila deri më tani ishte e papranueshme – ndryshimi i kufijve. Si t’i interpretoj publiku këto propozime, respektivisht dokumente jozyrtare?

“Të gjitha këto dokumente jozyrtare bazohen mbi riciklimin e ideve tashmë të shteruara dhe në këtë kontekst kanë marrë një vëmendje shumë të madhe pa meritë. Fjala është se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për një kohë të gjatë është i bllokuar, pa rezultate qenësore. Ka tentime që ky boshllëk të plotësohet me paraqitjen e tregimeve sensacionaliste që politikanët dhe mediat të kenë diçka për të bërë pasi nuk ka dialog të vërtetë” vlerëson analisti Ognjen Gogiq (Ognjen Gogić).

Ai shton se këto dokumente jozyrtare duhet shikuar në nivel të titujve tërheqjes së vëmendjes (klik-bejt) dhe lajmeve të rrejshme, siç është teoria e konspiracionit kundër vaksinimit.

“Ato kanë tërheq vëmendje të njëjtë siç e tërheqin edhe këto përmbajtje, ndërsa janë po aq jokredibile e të pabesueshme. Janë relevante vetëm aq sa publiku iu jep rëndësi dhe merret me to”, thekson bashkëbiseduesi jonë.

Gogiq rikujton se në diskursin publik ashtu-kështu qarkullojnë ide alternative për kontestin lidhur me statusin e Kosovës, e të cilat janë të papranueshme për Beogradin, Prishtinën ose bashkësinë ndërkombëtare.

“Po të ekzistonte një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët, ky kontest do të zgjidhej. Kështu, këto “non-paper” nuk kanë sjell ndonjë dinamikë të re në procesin e negociatave”, thotë ai.

Megjithatë, propozimet kanë tërheq vëmendjen dhe reagimin e përfaqësuesve rajonal dhe ndërkombëtar.

Analisti Lubomir Stanojkoviq (Ljubomir Stanojković) rikujton për publikun se këto propozime janë paraqit në kohën e heshtjes dhe ngecjes së dialogut. Për të është pyetje të veçantë kush janë autorët e këtyre propozimeve.

“Një gjë është e sigurt, është dikush që e njeh mirë situatën dhe problemet. A janë shërbimet sekrete gjegjëse ose organizatat për lobim, përmbajtja e këtyre “non-paper” i konvenon asaj për çka është biseduar deri më tani sipas të gjitha gjasave ose mund të hamendësohet se askujt nuk i përshtaten deri në fund, por se secila palë disi edhe do të mund të fitonte diçka”, shton ai.

Ai thekson se kështu të gjithë aktorëve iu është dhënë mundësia të paraqesin publikisht qëndrimin e tyre – që nga strukturat në pushtet, opozita, intelektualët e deri të ato joqeveritare.

Stanojkoviq rikujton se një tjetër temë dominon – statusi i mundshëm i serbëve në veri të Kosovës.

“Natyrisht, fati i AKS dhe statusi i trashëgimisë kulturore dhe fetare të komunitetit serb. Në të vërtetë, propozimet, të gjitha këto janë tema për të cilat është diskutuar më së shumti dhe për të cilat janë paraqitur qëndrime dhe propozime të ndryshme dhe sado që të duket që ka pauzë, që Ballkani Perëndimor nuk është në qendër të vëmendjes të faktorit të jashtëm, para se gjithash të BE dhe SHBA, e pse jo edhe të Rusisë e Kinës, Ballkani Perëndimor është edhe më tutje interesant dhe aktual dhe të gjithë këta merren me të aq sa iu duket interesant ky rajon në çfarëdo konteksti”, thotë bashkëbiseduesi jonë.

Gogiq sqaron se dallimi ndërmjet dokumenteve jozyrtare dhe bisedimeve të deritashme të Beogradit dhe Prishtinës qëndron në faktin se disa pres dokumenteve jozyrtare kanë sjellë “propozime paksa më ndryshe nga ato për të cilat kemi dëgjuar në vitet e fundit”:

“Siç është autonomia për veri të Kosovës. As kjo nuk është diçka që propozohet për herë të parë, vetëm se kjo temë për një kohë të gjatë nuk ka qenë në qarkullim për një kohë. Kjo ide është edhe më pak e pranueshme për Prishtinën krahasuar me Asociacionin e Komunave Serbe pasi ajo potencialisht mund të shpie në secesion të veriut të Kosovës”, shton Gogiq.

Nga ana tjetër, dokumentet jozyrtare edhe një herë kanë iniciuar çështjen e “ndryshimit të kufijve”. Kjo ishte çështja që nxiti reagime më të mëdha.

A është e mundur të implementohet kjo ide përkundër refuzimeve, për shembull të Gjermanisë?

Gogiq thotë se është fjala për një ndërmarrje e cila nuk mund të kryhet “nën dysheme”. Bashkëbiseduesi jonë thekson se përjashtohet ndryshimi i kufijve me “rrugë diplomatike”, por se është e mundur dhe atë vetëm përmes dhunës.

Mund të jetë rezultat i dhunës ose të provokoj dhunë. Kjo është arsyeja pse has në refuzime të mëdha në bashkësinë ndërkombëtare, sqaron Gogiqi:

“Të gjitha ndryshimet e kufijve që janë paraqit në Ballkan në 30 vitet e fundit ishin të lidhura me konfliktet e armatosura dhe dhunën e organizuar. Ndryshimi i kufijve ka mirëmbajt gjendjen faktike në teren, e cila ishte krijuar me dhunë. Në këtë pikë vështrim, nuk duhet pritur që çfarëdo ndryshimi i kufijve të Kosovës do të kalonte në qetësi; do të hastë në kundërshti në komunitetin serb dhe shqiptar, ndërsa do të zgjonte disa fantazma edhe në vende të tjera, para se gjithash në Bosnje dhe Maqedoni”.

“Nga deklaratat e deritashme, pa marrë parasysh nga cila anë vijnë, mbizotëron se ndërrimi i kufijve nuk vjen në shprehje, që mund të krijoj reperkusione të shumta negative si për rajonin ashtu edhe për pjesë të tjera të Evropës, madje jo vetëm të Evropës” – thekson Stanojkoviq.

Ai sqaron se është e saktë se tema e shkëmbimit të territoreve, korrigjimit të kufijve ose ndonjë forme të demarkacionit nuk ka gati aspak mbështetje, megjithatë:

“Duhet qenë real se Beogradi, shikuar nga ana strategjike dhe e sigurisë, ka nevojë të flitet për këtë, megjithatë, në një mënyre edhe autonomia e fuqishme e serbëve në veri të Kosovës ose autorizime më të gjëra ekzekutive për ASK mund të kënaqin palën e Beogradit edhe në planin e rreziqeve të sigurisë që mund t’i bart marrëveshja gjithëpërfshirëse me Prishtinën”.

Mediat transmetojnë se përfaqësuesi i lartë i BE, Zhozep Borel, në dokumentin e tij jozyrtar thekson se synim i qartë i Ballkanit Perëndimor është anëtarësia e plotë në BE dhe se prezenca e fuqishme e BE është mënyra më e mirë që Ballkani Perëndimor të kthehet ndaj palëve të tjera në botë: “Çdo sugjerim për ndonjë rrugë tjetër është tërheqje e vëmendjes me pasoja të këqija për punën e madhe që duhet bërë për të arritur vizionin e Evropës së bashkuar, të fortë dhe të avancuar”.

Sipas informatave të deritashme në publik, ky dokument jozyrtar nuk përmban hollësi për dialogun e Beogradit dhe Prishtinës. Borel më herët kishte sqaruar se ka ardhur koha që procesi i dialogut të përfundoj, por duke vlerësuar në bazë të trendëve të deritashme, ky proces nuk është afër fundit. Përveç ideve të reja-të vjetra për zgjidhjen e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë edhe lëkundjet më të mëdha ndërmjet dy palëve kanë ndodh në kohën e ngecjes në dialog. Për Beogradin zyrtar as nuk është në interes të përfundohet ajo që ka nis në Bruksel me Marrëveshjen e Parë të Brukselit, ndërsa Prishtina me tepër optimizëm pret që shumë çështje në terren do të zgjidhen me njohjen e Kosovës. Në pritje të bisedimeve të reja një gjë është e sigurt – qytetarët janë ata që vuajnë dhe bartin barrën e dialogut dhe ideve të reja për një zgjidhje që duhet të ju sjellë mirëqenie, që deri më tani ka qenë e rrallë.

 

Ky tekst është bërë në kuadër të projektit “Fact-check it out”, i cili zbatohet nga Crno beli svet (CBS) [Bota bardh e zi].

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Preporučeno