Connect with us

Shqip

Gazeta djathtiste gjermane dhe i ashtuquajturi dokument jozyrtar për Kosovën: Dezinformatë

Avatar

Published

on

Diku në mesin e marsit mediat serbe kishin transmetuar lajmin se “revista politike gjermane” “Zuerst!” kishte publikuar një dokument jozyrtar për Kosovën. Informata kyçe në media ishte përmbajtja e dokumentit të supozuar të një autori të panjohur – “kthimi i plotë i Kosovës nën sovranitetin e Serbisë për 99 vjet”, propozim i cili “në asnjë pikë” nuk shkel Rezolutën 1244. Mediat fare nuk u morën me atë çka përfaqëson “Zuerst” – i cili më siguri është i panjohur për publikun e gjerë. Por, përgjigja në këtë pyetje mund të jap një pasqyrë më të qartë prej nga buron ky i ashtuquajturi dokument jozyrtar.

AfD djathtiste, redaktori dhe zjarr vënia

Gazeta “Zuerst!” llogaritet të jetë gazetë djathtiste me redaktor Manuel Ohsenrajta [Manuel Ochsenreiter].

Ohsenrajta, i cili asokohe ishte i punësuar në Bundestag në emër të Alternativës për Gjermani djathtiste, para dy vjetësh ishte akuzuar për porositjen e zjarr vënies në Ukrainë, në tentimin për të diskredituar qeverinë ukrainase.

“Tre meshkuj janë në gjykim në Poloni pas sulmit ndaj Qendrës Kulturore Hungareze në shkurt të vitit të kaluar në Uzhodor, në Ukrainë perëndimore. Sipas pohimeve të autoriteteve polake, qëllimi ishte t’i atribuohej sulmi neonacistëve ukrainas që të acaroheshin marrëdhëniet ndërmjet Ukrainës dhe Hungarisë. Njëri nga të akuzuarit, i përmendur vetëm si Michal P. i kishte thënë gjykatës se sulmi, gjatë të cilit u përdorën Koktejet e Mollotovit, ishte urdhëruar nga Manuel Ohsenrajti, i cili punon në zyrën e deputeti të Bundestagut, Markus Fronmajer [Markus Frohnmaier]“, shkruante DW në vitin 2019.

Ohsenrajta gjoja ia ka dhënë Michal P. 1.500 EUR plus paratë për biletë aeroplani për të gjetur personat që do të bënin sulmin.

DW tutje kishte raportuar se Michal P. është anëtar i Kampit Radikal Kombëtar, një organizatë ultra-djathtiste e cila ka mbështet anën palën ruse në luftën e tyre në lindje të Ukrainës.

“Në vitin 2017. “Suddeutsche Zeitung” ka cituar një dokument konfidencial të shërbimeve informative gjermane, në të cilin Piskorski ishte përshkruar si “agjitator i paguar rus”. Në atë kohë, mediat kishin raportuar se Piskorski mbante kontakte të ngushta me disa funksionarë të AfD – përfshi edhe Ohsenrajtan, i cili kishte marrë pjesë në misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve të cilat Piskorski i kishte organizuar në rajonet e Ukrainës lindore“, thekson kjo gazetë.

Të ashtuquajturit vëzhgues të zgjedhjeve

Ohsenrajti është pjesë  e bazës së të dhënave të Platformës Evropiane për Zgjedhje Demokratike si “vëzhgues” i anshëm. Kjo platformë merret me çështjen e vëzhgimit të rrejshëm të zgjedhjeve, respektivisht vëzhgimin e anshëm politik të zgjedhjeve ndërkombëtare. Në këtë platformë mund të hulumtohen vëzhguesit e zgjedhjeve të cilat në përgjithësi janë organizuar nga Rusia. Por, në mesin e këtyre vëzhguesve janë dhe ata nga partitë politike serbe përfshi Partinë Progresive Serb, Dveri [sh.p. fjalë e vjetër për derë], Partinë Demokratike të Serbisë, Partinë Radikale të Serbisë, Partinë Popullore të Serbisë, por edhe politikanë, gazetar e profesor individual, në mesin e të cilëve është edhe Dragana Trifikoviq [Dragana Trifiković]. Në internet ka edhe fotografi të Trifikoviq bashkë me Ohsenrajtan.

 

Shekohvcov [Shekhovtsov] – dy versione prej nga dokumenti jozyrtar, por i njëjti gjithsesi nuk ekziston

Gazetari dhe publicisti Anton Shekohvcov [Anton Shekhovtsov] në vitin 2019 kishte paraqitur në Twitter fotografinë e Michal P. me Ohsenrajtan.

Me të kemi biseduar për të ashtuquajturin dokument jozyrtar.

Përndryshe Shekohvcov njihet për shkrimet për të djathtën radikale evropiane, e në veçanti për lidhjet e saj me Rusinë. Ai është drejtor i Qendrës për Integritet Demokratik dhe është autor i librit “Rusia dhe e djathta ekstreme perëndimore”.

Në bisedën për portalin tonë qartë shprehet se konsideron se ajo çfarë ka publikuar “Zuerst” është  dezinformatë në tërësi.

“Jam më se i bindur se ata nuk kanë kurrfarë dokumenti jozyrtar e asgjë tjetër dhe se nuk kanë shkuar tepër larg as për të trilluar këtë dokument”, tha Shekohvcov.

Ai beson se artikulli i “Zuerst” është vetëm vazhdimësi e thashethemeve se ekzistojnë edhe dokumente të tjera jozyrtare lidhur me Kosovën.

“Dhe pastaj kanë vendos që ta trillojnë këtë informatë për të parë se ku do të përhapet”.

Bashkëbiseduesi jonë konsideron se është më interesante të kuptohet kush qëndron prapa artikullit të kësaj reviste gjermane.

“I kam dy versione. Manuel Ohsenrajt e ka trilluar këtë vet dhe unë jam më se i bindur se ai është i aftë për të bërë diçka të tillë. Ai është kësi lloj personi. Ka qenë i përfshirë në sulmin e montuar në Ukrainë. Do të ishte natyrore që ta ketë trilluar vet këtë”, sqaron Shekohvcovi.

Shton se ka hulumtuar se si është përhap tutje teksti për të ashtuquajturin dokument jozyrtar.

Në kohën e bisedës sonë dy media ruse kishin publikuar tekstet duke u thirr në “Zuerst”.

“Pronarët e tyre janë persona të lidhur me fushatat e dezinformimit në Evropë. Njëri është “Regnum” me pronar Modest Kolerov dhe Balkanist me pronar Oleg Bondarenko. Këta persona janë të përfshirë në dezinformim tashmë qe sa vite në Evropë” thotë Shekhovcov dhe shton:

Antrfile – “Balkanist” rus dhe revista “Balkanist”

 Balkanist.ru u themelua në vitin 2018, ndërsa pas një viti ka edhe versionin ne serbisht. Në reagim ndaj themelimit kishte reaguar edhe redaksia e revistës “Balkanist”, duke e quajtur versionin rus të “Balkanist” si “faqe me propagandë pro Vuçiqit në gjuhën ruse”. Nga redaksia e revistës kanë theksuar edhe se “sipas informatave në ueb faqen Balkanist.ru, kryeredaktor i publikimit është Oleg Bondarenko, i cili ka qenë këshilltar i Aleksandër Vuçiqit”. “Për neve nuk është befasuese që faqja propagandistike pro Vuçiqit të përdor emrin dhe brendin tonë për të publikuar gënjeshtra të ndërtuara mirë në gjuhën ruse”, thanë ata po ashtu duke theksuar se synimi i versionit rus të faqes është “publikimi i propagandës për diktaturën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”.

“Versioni im i dytë është se kjo thirrja në dokumentin jozyrtar për Kosovën është trilluar nga rusët dhe me synimin për të mbuluar origjinën ruse të të gjithë këtij tregimi ata kishin vendosur të kërkonin nga Ohsenrajti, të cilin e njohin shumë mirë, sepse të gjithë këta janë të lidhur pasi është një rrjet i jashtëzakonshëm i ndikimeve. Kanë kërkuar nga ai ta publikoj këtë, pastaj ata kanë publikuar tekstin e vet, duke u thirrur në faktin se ky tregim është publikuar edhe në media gjermane, natyrisht nuk kanë përmend se nuk është fjala për një medium mejnstrim por vetëm kanë thënë “një medium gjerman ka publikuar këtë””.

Bashkëbiseduesi jonë sqaron se nuk mund të thotë me 100% siguri se fjala është për njërin ose tjetrin burim, por thekson: “100% jam i bindur se ky dokument jozyrtar nuk ekziston”.

Njëkohësisht refuzon mundësinë që ky dokument jozyrtar ta ketë origjinën nga Serbia.

“Është e qartë se ky tekst i botuar në “Zuerst” ishte shkruar nga pozicioni i fortë pro-serb, kjo është e sigurt, por mendoj se po që se ky dokument të kishte ardhur nga Vuçiqi – fillimisht mendoj se do të publikohej i gjithë dokumenti, do t’i trillonin këto 16 pika dhe do të mundoheshin që kjo të dukej me të vërtetë autentike. Teksti në “Zuerst” thjesht nuk është serioz, në fakt nuk është në nivel të Vuçiqit. Edhe po të ishte fjala për dezinformatë, nëse kishte ardhur nga Vuçiqi do të dukej si një dokument jozyrtar i mirëfilltë, si ai për Bosnjën ose i mëhershmi për Kosovën”, thotë bashkëbiseduesi.

Përktheu: Bruno Neziraj

 

Ky tekst është bërë në kuadër të projektit “Fact-check it out”, i cili zbatohet nga Crno beli svet (CBS) [Bota bardh e zi].

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Preporučeno