Connect with us

Shqip

(Mos)qasja në informata: Mediat nuk janë armiq të institucioneve por kanal i komunikimit me qytetarët

Avatar

Published

on

Një nga mënyrat për të penguar mediat të kryejnë punën e vet është të mos ketë përgjigje në kërkesat e tyre, të mos ftohen në ngjarje, të mos u jepen deklaratat. Mospërgjigja në kërkesat e gazetarëve është bërë praktikë e rëndomtë e institucioneve dhe të përfaqësuesve politik. Bashkëbiseduesit tonë flasin për eksperiencën e tyre, pengesat dhe orvatjet për të siguruar informacione dhe për të informuar qytetarët.

Ku ka më së shumti vështirësi për të marrë informata? Cilat institucione ose përfaqësues nuk u përgjigjen kërkesave? Sa ndikon mosrespektimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në mosqasje në informata? Si do të mund të ju lehtësohej jeta gazetarëve? Në këto pyetje janë përgjigjur: redaktorja dhe gazetarja e Rtv Kim, Zorica Vorguçiq (Zorica Vorgučić), gazetarja dhe hulumtuesja e Nismës së Re Sociale, Millica Andriq-Rakiq (Milica Andrić-Rakić), gazetarja me eksperiencë shumëvjeçare, Angjellka Qup (Anđelka Ćup), dhe gazetari dhe redaktori i portalit KoSSev, Ivan Mitiq (Ivan Mitić).

Qasjennë informata e përshkruajnë shkurt, me fjalët – e pamjaftueshme, katastrofale, pa qasje, gjysmake.

“Vështirësitë më të mëdha për të marrë informacione kemi nga përfaqësuesit serb në institucionet qendrore. Pra, është e pamundur të merrni informata nga ata. Ata nuk na ftojnë në ngjarje, ata nuk vijnë si mysafir, ata nuk japin deklarata”, sqaron Zorica Vorguçiq, duke shtuar që po të njëjtit përfaqësues politik nga ana tjetër ftojnë mediat për të cilat e dinë se nuk do të parashtrojnë pyetje të “pakëndshme”.

Angjellka Qup thekson që sipas eksperiencës së saj më së vështiri është të merrni informatë nga MPB-ja, Ministria e financave dhe me gjithë pandeminë – Ministra e shëndetësisë në Kosovë.

Andriq-Rakiq paraqet shembullin e Ministrisë së punëve të brendshme të Kosovës si shembull i njëkohshëm më i mirë dhe më i keq i ndarjes së informatave.

Mitiq sqaron paradoksin që KoSSev, si medium lokal, nuk merr informata nga vetëqeverisja lokale, respektivisht Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Bashkëbiseduesit tanë gjithashtu sqarojnë se marrja e informatave nganjëherë varet nga natyra e kërkesës, gjuha në të cilën është bërë [sh.p. kërkesa]. Problemin e rëndon mosrespektimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për çka ngritët zërime vite me radhë.

“Shpesh ndodh që të mos ketë përkthim në institucione, madje edhe në disa ngjarje të mëdha dhe konferenca për shtyp. Një situatë e pakëndshme për gazetarët kur janë në teren. Pas kthimit gazetari duhet ose të angazhoj një përkthyes ose t’ia dalë disi. Përfaqësuesit e institucioneve kosovare do të duhej të respektonin ligjet e veta”, ndanë eksperiencën e saj nga terreni gazetarja Vorguçiq.

“Po, është pengesë e madhe, por në masë të madhe për shkak të paragjykimeve të caktuara ndaj gjuhës serbe, jo aq për shkak të kapacitetit të institucioneve sepse sot edhe “google translate” bën punë të shkëlqyer. Këtë mund ta shohim edhe për shkak të ligjeve të caktuara në Kosovë, të cilët janë përkthyer në këtë mënyrë. E nëse ky mjet është shumë i mirë për aktet e rëndësishme ligjore, nuk shoh pse të mos përdoret për përkthimin e kërkesave të qytetarëve, që pastaj përgjigja të dërgohet edhe në shqip. Nuk do të ishte krejt në pajtim me ligjin, por gjithsesi është shumë më shumë sesa të injoroni kërkesën e qytetarit krejtësisht, gjë që paraqet problem shumë më të madh se mosrespektimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në këtë kontekst”, shton Andriq-Rakiq.

Qup beson se në fakt mungon vullneti politikpër zgjidhjen e këtij problemi. Njëkohësisht rikujton:

“Bashkësia ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare, edhe OSBE-ja edhe UNMIK-u, si dhe ambasadat e caktuara, kanë investuar shuma të mëdha parash në të ashtuquajturën ngritje të kapaciteteve kur bie fjala për shërbime të përkthimit. Ose i kanë dhënë paratë në duar të gabuara ose nuk kontrollojnë çfarë ka ndodhur, respektivisht nuk kanë marrë raportet kthyese nëse kanë qenë të suksesshëm në këto projekte të tyre”.

Derisa ndajnë shembuj konkret dhe institucione konkrete, ata pajtohen në një – mediat janë kanal komunikimi dhe nuk janë armiq as të institucioneve e as të përfaqësuesve politik.

“Për fillim, trajtimi i barabartë i kërkesave të dorëzuara në shqip dhe serbisht do të bënte shumë për cilësinë në qasje në informata me rëndësi për publikun”, thotë Andriq-Rakiq.

“Çfarë do të na ndihmonte është që politikanët në Kosovë më në fund të kuptojnë qe ne nuk jemi aty për ata dhe se qytetarët nuk janë aty për hir të tyre por se ata janë të detyruar,mbi bazat e detyrimit të dhënë në zgjedhje, që qytetarëve të ju tregojnë se janë transparent në punën e tyre. Këtë mund ta bëjnë përmes mediave. Fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh. Gjëja më e rëndësishme është vullneti politik dhe që politikanët të kuptojnë se është detyrim i tyre të informojnë publikun lidhur me atë çfarë bëjnë”, thotë Qup.

“Çfarë do të më ndihmonte mua dhe secilit gazetar është se ato institucione që nuk komunikojnë me gazetarët në masë të duhur ose aspak, thjesht, të nisin të bëjnë punën e tyre, të fillojnë të ndajnë informatat e rëndësishme publike. Ne si gazetarë nuk kërkojmë informata private nga jeta e ndonjë zyrtari, zëdhënësi. Ne kërkojmë informata të cilat kanë rëndësi për publikun dhe të cilat do t’iu ndihmojnë qytetarëve. Ne jemi vetëm kanal komunikimi ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve. Ata vetëm duhet të bëjnë punën e tyre dhe kur dërgojmë kërkesa, ata duhet të përgjigjen. Ne si media nuk jemi armiq të institucioneve, ne shërbejmë si kanal komunikimi ndërmjet institucioneve dheqytetarëve”, shton Mitiq.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Fact-check it out”, të cilin e realizon “Crno beli svet” (CBS).

Ky grant mbështetet nga “Programi i Shoqërisë Civile për Shqipëri dhe Kosovë”, i financuar nga Ministria e punëve të jashtme e Norvegjisë ndërsa menaxhohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KCSF) në partneritet me Partners Albania for Change And Development (PA). Përmbajtjadhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së punëve të jashtme të Norvegjisë e as të Fondacionit tëKosovës për Shoqëri të Hapur (KCSF).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Preporučeno