Connect with us

Shqip

OPEN

Avatar

Published

on

RRETH NISMËS

“Demokracia, hapja dhe perspektiva e komunitetit serb në Kosovë – Open” është një nismë e re e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), e filluar në vitin 2020. Open zbatohet në bashkëpunim me nëntë organizata të shoqërisë civile që veprojnë në komunitetin serb në Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm i nismës së re është të zhvillojë një hapësirë të hapur dhe dinamike për diskutim brenda komunitetit serb, në mes të komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera, si dhe institucioneve në Kosovë.

  • Nisma do të adresojë në mënyrë specifike analizën dhe vlerësimin e ndikimit të organizatave civile dhe politike mbi demokracinë dhe hapjen e komunitetit serb në Kosovë.
  • Do të analizohen dhe vlerësohen demokracia dhe hapja e institucioneve, politikat publike dhe proceset e rëndësishme ndaj komunitetit serb në Kosovë, si dhe shkalla e hapjes së komunitetit serb ndaj tyre.
  • Këto analiza do të ndihmojnë për të kuptuar gjendjen aktuale dhe perspektivat e komunitetit serb në Kosovë, përderisa në të njëjtën kohë do shërbejnë si bazë për përfaqësim argumentues ndaj qytetarëve, institucioneve të qeverisë lokale dhe qendrore si dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Organizatat me përvojë dhe të dëshmuara të shoqërisë civile, për të arritur qëllime të përgjithshme dhe specifike do të realizojnë tetë (8) analiza sektoriale.

Fushat që partnerët tanë do të analizojnë në vitin 2020 janë:

Mediat – Sa ndikojnë mediat në gjuhën serbe në Kosovë në shkallën e hapjes, qasjes dhe pluralizmit të opinioneve dhe temave? Kjo fushë hulumtohet nga Qendra Mediale dhe Bota bardh e zi.

Shoqëria civile – Si kontribuojnë organizatat e shoqërisë civile në hapjen dhe demokracinë e komunitetit serb dhe shoqërisë në Kosovë në përgjithësi? Me këtë temë merret Iniciativa e re shoqërore dhe Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik.

Partitë politike – Demokracia dhe pluralizmi i partive politike serbe të Kosovës, hapja e tyre për të marrë pjesë në sistemin politik të Kosovës dhe për të kontribuar në avancimin dhe përmirësimin e politikave publike. Në këto çështje do të fokusohet Iniciativa e re shoqërore dhe Qendra Mediale.

Përgjegjësia e institucioneve – Përmes monitorimit të kuptohet më mirë pozita e komunitetit serb në Kosovë dhe se sa të hapur janë institucionet ndaj problemeve të serbëve. Analiza realizohet nga Bota bardh e zi dhe Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik.

Siguria – Sa ndikon ndjenja e sigurisë në hapjen e komunitetit serb ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës? Në këtë pyetje kërkon përgjigje Qendra Humane Mitrovica.

Ekonomia – Sa janë të hapura entitetet ekonomike nga komunitetet me shumicë serbe për integrim në ekonominë e Kosovës? Këtë fushë e analizon Instituti për Zhvillimin Ekonomik Territorial (InTER). 

Të drejtat e pakicave – Si të arrihet një shoqëri më e hapur duke vënë në pah boshllëqet në zbatim të së drejtave të pakicave? Kjo temë shqyrtohet nga OJQ Aktiv dhe Qendra për të Drejtat e Komuniteteve të Pakicave

Procesi i dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi – Deri në çfarë mase përfaqësohet dhe cilat janë qëndrimet e komunitetit serb të Kosovës lidhur me ndikimin dhe të ardhmen e procesit? Kjo analizë realizohet nga OJQ Aktiv dhe Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik. 

Analizat sektoriale do të mbështeten me botimin e një publikimi me gjetje të konsoliduara të të gjitha analizave dhe opinionit publik mbi fushat e analizuara.

Përveç analizave sektoriale dhe publikimit të gjetjeve të konsoliduara që janë produkte kryesore të nismës Open dhe bazë për diskutime të argumentuara dhe avokim, në kuadër të nismës, në bashkëpunim me RTV Kim, https://www.radiokim.net/, do të botohet një cikël tekstesh autoriale nga ekspertë të dëshmuar të temave dhe proceseve aktuale socio-politike në Kosovë, rajon dhe Evropë. Këto tekste do i ofrojnë publikut një pasqyrë të pikëpamjeve të ndryshme si dhe do nxisin diskutime të hapura dhe pluralizëm të qëndrimeve.

Në fund të dhjetorit të këtij viti dhe në katër muajt e parë të vitit të ardhshëm, do të organizohen diskutime të shumta, biseda formale dhe joformale, debate televizive, fushata avokimi si dhe prezantimi i rezultateve të analizave dhe studimeve relevante të fushave të përzgjedhura për shqyrtim në kuadër të ciklit të nismës Open për vitin 2020.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Preporučeno