Connect with us

Shqip

Presidenti i Serbisë dy herë tha se nuk ka serb në Fushë Kosovë, një mohim e madje edhe kërkim falje

Avatar

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para deputetëve në Parlamentin e Serbisë javën e kaluar tha se në Fushë Kosovë nuk ka serb. Kjo ishte hera e dytë që del me të njëjtin pohim edhe pse edhe në atë kohë, ashtu si edhe tash, e kishin demantuar serbët nga Fushë Kosova. Pas demantit të tyre, presidenti serb doli me një kërkim falje.

“Ne nuk kemi më askënd në Fushë Kosovë. Na ka mbetur të këndojmë “Dëgjohet trumbeta serbe”, por nuk është asnjë serb në Fushë Kosovë…” – tha Aleksandër Vuçiq javën e kaluar para deputetëve dhe kamerave.

Serbët “inekzistentë” e demantuan presidentin serb në disa reportazhe nga Fushë Kosova. Ekipi i parë që i vizitoi ata pas deklaratës së Presidentit të Serbisë ishte ekipi i RTV Kim.

“Kam lind në Fushë Kosovë dhe ende jetoj në Fushë Kosovë. Me këtë rast, e përshëndes Presidentin tonë të dashur Vuçiq. Pasi thotë se nuk ka serbë në Fushë Kosovë, me gjithë qejf do ta presim si mysafir, le të urdhërojë e të vijë si mysafir tek unë për disa ditë që ta njoftoj me Fushë Kosovën”, tha Dragisha Mijatoviq, me të cilin foli ekipi i Kim-it

Ky nuk ishte i tyre i vetëm dhe të gjithë kishin një mesazh identik – ka serbë dhe, siç thonë ata, janë të harruar.

“Janë afër njëqind serbë në Fushë Kosovë. Përveç grupit prej 45 personash që jetojnë në vendbanimin e Parkut të Makinerisë, pjesa tjetër janë të shpërndarë nëpër qytet. Gjyshja Angjellia, e cila është pothuajse 90 vjeçe, jeton vetëm në ish Rrugën e Krushecit, disa të moshuar janë në të ashtuquajturën Koloninë e Hekurudhës afër Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, familja Galliq jeton në lagjen e Livadheve me tre fëmijë të mitur, aty është edhe një familje priftërinjsh me fëmijë…Përveç përfaqësuesve të Kryqit të Kuq të Fushë Kosovës, askush nuk i viziton dhe nuk i ndihmon, e në veçanti qytetarët në moshë të shtyrë. Këta njerëz janë lënë pas dhe janë harruar”, shpjegon për CBS Zorica Vorguçiq, gazetare dhe redaktore e RTV Kim. Ishte ajo që më ekipin e këtij stacioni televiziv doli në teren dhe foli me serbët nga Fushë Kosova.

Antrfile: Ekipi i RTV Kim në raportin e vet përmend edhe vërtetimin e Kryqit të Kuq për numrin e serbëve në Fushë Kosovë. “Me siguri të plotë mund të them, pasi kemi bërë regjistrat e kartelave sociale para dy vjetësh, se në Fushë Kosovë ishin rreth 130 serbë, e pas dy vjetësh, dhe sipas të dhënave tona, janë 90 ose 95 serbë në Fushë Kosovë”, tha sekretari i Kryqit të Kuq, Jovica Mitroviq, për Kim, i cili në vitin 2020 publikoi një reportazh për serbët nga Fushë Kosova – Fushë Kosova: Të moshuar, të vetmuar dhe të harruar.

Si ndjehen qytetarët në këtë komunë në Kosovë, për të cilën vetë presidenti serb pohon se aty nuk ka[sh.p. serb]?

“Ata janë shumë të lënduar dhe të zemëruar për shkak të deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se nuk ka serbë në Fushë Kosovë” – shpjegon bashkëbiseduesja jonë dhe shton se ata janë veçanërisht të shqetësuar se kjo po ndodh për herë të dytë.

Shqetësuese që përfaqësuesit lokalë nuk informojnë për pasqyrën reale në terren

Presidenti i Serbisë bëri të njëjtin deklarim edhe në vitin 2018. Megjithatë, edhe diçka tjetër i shqetëson.

“Ata gjithashtu i shqetëson se përfaqësuesit lokalë, dhe mbi të gjitha kryetari i OP të Fushë Kosovës, Lubisha Qirkoviq, nuk po e informon presidentin për pasqyrën reale në terren. Me të vërtetë është e tmerrshme se si Qirkoviq në heshtje shikoi fjalimin e Presidentit të Serbisë nga ballkoni i Parlamentit, ndërsa e di se ajo që tha Vuçiq nuk është e vërtetë”. “Serbët nga Fushë Kosova pyesin vetën cili është qëllimi i deklaratave të tilla dhe, siç thonë ata, qëllimi për të paraqitur një pamje të gabuar në Serbi”, shton Vorguçiq.

Kur mbahen votimet, ne ato raste jemi serbë nga Fushë Kosova

“Kur mbahen votimet, të gjithë janë aty për të na thirrur që të vijmë të votojmë, të gjithë jemi në listën e votuesve. Për votime jemi të gjithë aty dhe ata na thërrasin, në ato raste jemi serbë nga Fushë Kosova. Vijnë në derë dhe na ftojnë për të votuar dhe normalisht ne kemi votuar presidentin. Në ato raste e dinë që ekzistojmë”, deklaroi Radmilla Lluçiq Papoviq para kamerës së Kim-it në Fushë Kosovë.

Bashkëbiseduesja jonë rikujton këtë deklaratë dhe shton:

“Ata nuk kanë ndihmë as nga institucionet e Kosovës, as nuk e kërkojnë atë, por janë të lënduar nga padrejtësia e përfaqësuesve të shtetit të Serbisë, në të cilin ende besojnë.”

Në pyetjen si jetojnë serbët në Fushë Kosovë, Vorguçiq shton se ata “përpiqen të jetojnë një jetë normale në një “mjedis jonormal” në të cilin nuk janë as të lirë dhe as të sigurt sa duhet”.

“Por mendoj se ata janë jashtëzakonisht të guximshëm dhe këmbëngulës për të vazhduar jetën e tyre atje”, shton ajo, duke shpjeguar se kushtet e tilla janë veçanërisht të vështira për fëmijët për të cilët nuk ka përmbajtje në Fushë Kosovë dhe për këtë arsye udhëtojnë në Uglarën fqinje për shkollë ose shesh lojërash.

“Njerëzit në Parkun e Makinerisë kanë probleme të shumta të përditshme, nga zgjidhja e çështjes së parkimit, transportit, marrjes së shërbimeve të ndryshme nga institucionet, problemet e sigurisë me fqinjët shqiptarë. Megjithatë, ajo që i lëndon më shumë është, siç thonë ata, se janë harruar nga përfaqësuesit e shtetit të Serbisë, se askush nuk i viziton, se i kanë fshirë plotësisht”, thotë Vorguçiq.

“Ata janë shumë të zhgënjyer, por krenarë dhe është vërtet kënaqësi t’i vizitoni dhe flisni me ta. Janë njerëz të mençur që mendojnë me kokën e tyre. Ndoshta edhe mediat duhet t’i kushtojnë pak më shumë vëmendje njerëzve të rëndomtë, e më pak politikanëve dhe promovimit të tyre”, konkludon bashkëbiseduesja jonë.

Dhe pasi pohonte se nuk ka serbë në Fushë Kosovë, drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, u takua mu me serbët e Fushë Kosovës. Presidenti i Serbisë ka kërkuar falje publike.

“Janë 45, thonë se janë edhe 15 të tjerë në një grup. Pavarësisht nëse i përket Bresjes apo Fushë Kosovës, nuk ka rëndësi. Siç mund ta shihni edhe kur bëj ndonjë gabim, nuk e kam vështirë ta them, por për secilin nga këta njerëz kujdesem edhe personalisht edhe si shtet dhe ne jemi dakorduar t’i ndihmojmë ata si shtet”, tha Vuçiq.

Presidenti i Kosovës edhe para tre vjetësh pohonte se nuk ka serbë në Fushë Kosovë, njëkohësisht duke dhënë informacion të pasaktë në lidhje me numrin e serbëve në Çaglavicë dhe Bresje.

“Kur shkoni në Çagllavicë, nuk janë më as 20 shtëpi serbe. Në Bresje pothuajse askush, në Fushë Kosovë askush, askush”, kishte thënë Vuçiq në vitin 2018. Serbët e Kosovës e kishin demantuar edhe në atë kohë. Shikoni reportazhin e VOA

Edhe Kryetari i Komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviq, kishte dalë me informacion të pasaktë për numrin e serbëve në vende të tjera në Kosovë, duke pohuar se nuk ka serb në Pejë, Gjakovë dhe Prishtinë.

Bashkëbiseduesit e portalit KoSSev e demantuan për këto tri vende.

Ky tekst është bërë në kuadër të projektit “Fact-check it out”, i cili zbatohet nga Crno beli svet (CBS) [Bota bardh e zi].

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Preporučeno