Connect with us

Shqip

Prona dhe të ardhurat e kryetarëve të 10 komunave serbe në Kosovë

Avatar

Published

on

Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit ka publikuar raporte për pasurinë e zyrtarëve të lartë publik në Kosovë për vitin 2020. Në përputhje me legjislacionin në Kosovë, këta zyrtarë janë të detyruar të raportojnë në agjenci mbi baza vjetore për gjendjen e pasurisë së tyre, si dhe pasurinë e anëtarëve të familjes.
Zyrtarëve publik u kërkohet të raportojnë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, aksionet në shoqëritë tregtare, letrat me vlerë, paratë e kursyera në banka dhe institucionet tjera financiare, borxhet ndaj personave fizik dhe juridik, si dhe të ardhurat vjetore, si të tyre ashtu edhe anëtarëve të familjes.
Në cilësinë e Kryetarit të Komunës, Millan Radojeviq, kryetari i ri i Komunës së Mitrovicë së Veriut, raporton pasurinë e tij dhe të anëtarëve të familjës këtë vit, në vend të Goran Rakiqit. Për më tepër, në faqen e internetit të Agjencisë Kundër Korrupsionit mungon raporti i pasurisë së Kryetarit të Komunës së Zvečanit, Vuçina Jankoviq, për vitin 2020.
Disa nga kryetarët e komunave kanë deklaruar rritje në vlerën e pasurive të tyre të paluajtshme, ndërsa të tjerët deklaruan rritje të kursimeve ose të ardhurave vjetore. Vetëm njëri prej tyre raportoi një rënie të lehtë të të ardhurave vjetore krahasuar me vitin paraprak.
Në vijim mund të lexoni çfarë prone dhe të ardhura kanë raportuar kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës. Informacioni i paraqitur në tekst është marrë nga deklaratat e pasurisë të paraqitura në këtë agjenci.

1. MITROVICË E VERIUT – MILAN RADOJEVIĆ

FUNKSIONET E RAPORTUARA: 1
1. Kryetari i Mitrovicës së Veriut

PRONA E PALUAJTSHME E RAPORTUAR: 59,000 euro
1. Banesë, 60 m2, me vlerë 31,000 euro, origjina e pasurisë: blerja, viti i përfitimit: nuk është shënuar, pronësia: prindit
2. Banesë, 54 m2, me vlerë 28,000 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: nuk është shënuar, pronësia: prindit

PRONA E LUAJTSHME E RAPORTUAR:/

KURSIMET E RAPORTUARA NË INSTITUCIONET FINANCIARE:1,800 euro
1. 1,800 euro, institucioni: “NLB”, Mitrovicë, në pronësi të aplikuesit

DETYRIMET FINANCIARE NDAJ PERSONAVE FIZIK DHE JURIDIK:
1. 15,000, qëllimi – kredi, kohëzgjatja- 4 vjet

TË ARDHURAT VJETORE TË DEKLARUARA: 25,470
1. 13.470 (shuma neto, 1,122 në muaj), lloji i të ardhurave – paga e aplikantit, burimi: Komuna e Mitrovicës së Veriut
2. 12.000 (shuma neto, 1000 në muaj), lloji i të ardhurave – paga, burimi: PIO Mitrovicë
________________________________________________________________________________
2. ZVEÇAN – VUČINA JANKOVIĆ
Në ueb faqën e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit nuk është e mundur të gjeni raportin e pasurisë së kryetarit të Zveçanit për vitin 2021. Lexoni çfarë raportoi nga prona në vitin 2020 në tekstin tonë të vitit të kaluar.
________________________________________________________________________________
3. ZUBIN POTOK – SRĐAN VULOVIĆ
Karta e pronës së raportuar nga Kryetari Vulloviq mbeti pothuajse identike me vitin e kaluar, përveç që këtë vit vlera e raportuar e aksioneve në kompani është më e ulët për 50,000 euro. Këtë vit, Vulović raportoi vetëm 100% të aksioneve me vlerë prej 300,000 euro në kompaninë Sedef-G DOO nga Kragujeci.

FUNKSIONET E RAPORTUARA: 1
1. Kryetar i Komunës së Zubin Potokut

PRONA E PALUAJTSHME E RAPORTUAR: 440,000 euro
1. Banesë, 65 m2, me vlerë 30,000 euro, origjina e pasurisë: blerja, viti i përfitimit: 1992, në pronësi të: aplikuesi
2. Banesë, 78 m2, me vlerë 120,000 euro, origjina e pasurisë: blerja, viti i përfitimit: 2014, në pronësi të: prindit
3. Banesë, 60m2, me vlerë 60,000 euro, origjina e pasurisë: blerja, viti i përfitimit: 2008, në pronësi të: bashkëshorti
4. Banesë, 78m2, me vlerë 80,000 euro, origjina e pasurisë: blerja, viti i përfitimit: 2017, në pronësi të: aplikuesi
5. Parcela, 4,50 ari, me vlerë 150,000 euro, origjina pasurisë: blerja, viti i përfitimit: 2006, në pronësi të: aplikuesi

PRONA E LUAJTSHME E RAPORTUAR: 70,000 euro
1. Veturë, me vlerë 50,000 euro, viti i fitimit – 2013, origjina e pasurisë:: blerje, pronesia: aplikuesi
2. Veturë, me vlerë 10,000 euro, viti i fitimit – 2010, origjina e pasurisë:: blerje, pronesia: prindit
3. Veturë, me vlerë 10,000 euro, viti i fitimit – 2019, origjina e pasurisë:: blerje, pronesia: fëmijët

AKSIONET E DEKLARUARA NË SHOQËRI TREGTARE: 300,000 euro
1. 100 përqind të aksioneve me vlerë 300,000 euro, shoqëria tregtare: „SEDEF G– KG”, viti i fitimit: 2015, në pronësi të: aplikuesi

KURSIMET E RAPORTUARA NË INSTITUCIONET FINANCIARE:
1. 25,000 (valuta nuk është specifikuar), institucioni: „Raiffesen Bank“, Mitrovicë, pronar– aplikuesi
2. 7,000 (valuta nuk është specifikuar), institucioni: „AIK Bank“, Mitrovicë, pronar– aplikuesi
3. 140,000 (valuta nuk është specifikuar), institucioni: „AIK Banka STGDN“, Çaçak, pronar – aplikuesi

TË ARDHURAT VJETORE TË DEKLARUARA: 1,180 euro (vërejtje e red. supozojmë se janë të ardhura mujore, gjithsej 14,160 euro në vit)
1. 1.180 (shuma neto) lloji i të ardhurave – paga e aplikantit, burimi: Buxheti
________________________________________________________________________________
4. LEPOSAVIQ – ZORAN TODIĆ
Kur bëhet fjalë për kartën e pronës së raportuar të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, shtëpia 250m2, për të cilën në vitin e kaluar ishte deklaruar me vlerë 54,000 euro, tani vlen 62,600 euro. Todiq gjithashtu raportoi rritje në të ardhurat vjetore. Bazuar në pagën nga Komuna e Leposaviqit, Todiq raportoi gati 11,000 euro të ardhura vjetore në vitin 2020, ndërsa në 2021 ai raportoi pothuajse 14,000 euro të ardhura vjetore në të njëjtën bazë. Përveç kësaj, Kryetari i Komunës Todiq raportoi një rritje në kursime krahasuar me vitin 2020, me rreth 2,500 euro.
Në shtojcën e kërkesës, Kryetari i koMunës Todiq gjithashtu deklaroi se “në bazë të një paradhënie të hapur për udhëtime në emër të kredit kartelës për kryetarin e komunës, u realizua një borxh në vlerë prej 1,353 euro”.

FUNKSIONET E RAPORTUARA: 1
1. Kryetari i Komunës së Leposaviqit

PRONA E PALUAJTSHME E RAPORTUAR:68,500 euro
1. Shtëpi, 250 m2, me vlerë 62,600 (54,000 euro në vitin 2020), origjina e pasurisë: ndërtim, viti i përfitimit: 2016, në pronësi të: aplikuesi
2. Kopsht, 700 m2, me vlerë 2,000 euro, origjina e pasurisë: e blerë, viti i përfitimit: 2010, në pronësi të: bashkëshorti
3. Parcela, 498 m2 me vlerë 12,500 euro, origjina pasurisë: blerja, viti i përfitimit: 2011, në pronësi të: aplikuesi

PRONA E LUAJTSHME E RAPORTUAR:/

KURSIMET E RAPORTUARA NË INSTITUCIONET FINANCIARE:9,221 euro (6,713 – 2020)
1. 9,221 euro, institucioni: „ProCredit Bank“, Mitrovicë, pronar– aplikuesi

TË ARDHURAT VJETORE TË DEKLARUARA: 13,916 (10,853 euro në 2020)
1. 13.916 euro (shuma neto, 1159 në muaj), , lloji i të ardhurave – paga e aplikantit, burimi: Komuna e Leposaviqit
________________________________________________________________________________
5. SHTËRPCË – BRATISLAV NIKOLIĆ
Edhe Kryetari i Komunës së Shtërpcës raportoi një rritje të kursimeve në krahasim me vitin e kaluar, në shumën prej rreth 16,000 (valuta nuk është specifikuar, supozojmë se është në euro). Kur bëhet fjalë për të ardhurat vjetore, ka pasur një rritje të lehtë këtë vit. Linja e vitit të kaluar “shpenzimet e udhëtimëve zyrtare” u zëvendësua me “trust”.

FUNKSIONET E RAPORTUARA: 2
1. Kryetari i Komunës së Shtërpcës
2. Koordinator, Organi i Përkohshëm i Shtërpcës

PRONA E PALUAJTSHME E RAPORTUAR:50,000 euro
1. Banesë, 89,90 m2, me vlerë 50,000 euro, origjina e pasurisë: blerja, viti i përfitimit: 2009, në pronësi të: aplikuesi

PRONA E LUAJTSHME E RAPORTUAR: 65,000 euro
1. Automjeti, me vlerë 65,000 euro, viti i fitimit – 2019, origjina e pasurisë:: blerje, pronesia: aplikuesi

KURSIMET E RAPORTUARA NË INSTITUCIONET FINANCIARE:
1. 10,742, valuta nuk është specifikuar, institucioni: „Raiffesen Bank“, Shtërpcë, pronar– aplikuesi
2. 17,150, valuta nuk është specifikuar, institucioni: „Raiffesen Bank“, Shtërpcë, pronar– aplikuesi
3. 83,298, valuta nuk është specifikuar, (67,166 në vitin 2020) institucioni: “NLB Banka”, Shtërpcë, pronar– aplikuesi
4. 21,040, valuta nuk është specifikuar, institucioni: “Komercijalna Banka AD Beograd”– pronar– aplikuesi

TË ARDHURAT VJETORE TË DEKLARUARA: 16,156 euro (15,760 euro në vitin 2020)
1. 14,263 (14.197 euro në 2020) shuma neto, 1188 në muaj, , lloji i të ardhurave – paga e aplikantit, burimi: KK Shtërpcë
2. 1,893 euro, lloji i të ardhurave – trust, burimi: Trusti
________________________________________________________________________________
6. GRAÇANICË – SRĐAN POPOVIĆ
Sipas asaj që ai raportoi, Kryetari i Komunës së Graçanicës gjithashtu arriti të rrisë kursimet e tij në shumën prej rreth 15,000 në vitin e kaluar (valuta nuk është specifikuar, supozojmë se bëhet fjalë për euro) krahasuar me vitin 2020.

FUNKSIONET E RAPORTUARA: 1
1. Kryetari i Komunës së Graçanicës

PRONA E PALUAJTSHME E RAPORTUAR:335,000 euro
1. Shtëpi, 300 m2, me vlerë 200,000 euro, origjina e pasurisë: të ardhurat familjare, viti i fitimit: 2008- 2011, në pronësi të:: aplikuesi
2. Banesë, 50 m2, me vlerë 60,000 euro, origjina e pasurisë: të ardhurat familjare, viti i fitimit: 1999- 2005, në pronësi të:: prindit
3. Banesë, 50 m2, me vlerë 60,000 euro, origjina e pasurisë: të ardhurat familjare, viti i fitimit: 1999- 2005, në pronësi të:: prindit
4. Shtëpi, 42 m2, me vlerë 15.000 euro, origjina e pasurisë: të ardhurat familjare, viti i fitimit: 2011- 2018, në pronësi të:: përbashkët

PRONA E LUAJTSHME E RAPORTUAR: 6,000 euro
1. Automjeti “Peugeot”, me vlerë 6000 euro, viti i fitimit – 2005- 2008, origjina e pasurisë:: të ardhurat vetanake – i blerë, në pronësi: aplikuesi

KURSIMET E RAPORTUARA NË INSTITUCIONET FINANCIARE:
1. 47,511 (32,398 – në vitin 2020) valuta nuk është specifikuar, institucioni: „PCB“, Graçanicë, pronar– aplikuesi

TË ARDHURAT VJETORE TË DEKLARUARA: 23,110 euro
1. 13.933 euro (shuma neto, 1,161 në muaj), lloji i të ardhurave – paga e aplikantit, burimi: Komuna e Graçanicës
2. 9.177 euro (shuma neto, 764 në muaj), lloji i të ardhurave – paga e bashkëshortës, burimi: Shkolla në Graçanicë
________________________________________________________________________________
7. PARTESH – DRAGAN PETKOVIĆ

E vetmja risi në kartelën e pronës së raportuar nga Kryetari i Parteshit janë kursimet. Këtë vit, Petkoviq raportoi kursime në vlerë prej 2,000 (valuta nuk është specifikuar, supozojmë se është në euro).

FUNKSIONET E RAPORTUARA: 1
1. Kryetari i Komunës së Parteshit

PRONA E PALUAJTSHME E RAPORTUAR:39,700 euro
1. Shtëpi familjare, 150 m2, me vlerë 30,000 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: 1980, në pronësi të: përbashkët
2. Arë, 2,349 m2, me vlerë 2,500 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: 2006, në pronësi të: përbashkët
3. Arë, 3,520 m2, me vlerë 3,500 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: 2006, në pronësi të: përbashkët
4. Arë, livadh, 1,160 m2, me vlerë 600 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: 2006, në pronësi të: përbashkët
5. Arë, 863 m2, me vlerë 1000 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: 2006, në pronësi të: përbashkët
6. Arë, 3,092 m2, me vlerë 1,500 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: 2006, në pronësi të: përbashkët
7. Arë, 1,257 m2, me vlerë 600 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: 2006, në pronësi të: përbashkët

PRONA E LUAJTSHME E RAPORTUAR: /

KURSIMET E RAPORTUARA NË INSTITUCIONET FINANCIARE: /
1. 2,000, valuta nuk është specifikuar, institucioni: R.F.Z. Bank, Gjilan, pronar– aplikuesi

TË ARDHURAT VJETORE TË DEKLARUARA: 1,200 euro (vërejtje e red. supozojmë se janë të ardhura mujore, gjithsej 14,400 euro në vit)
1. 1.200 (shuma neto) lloji i të ardhurave – paga e aplikantit, burimi: Komuna e Pasjanit
________________________________________________________________________________
8. KLLOKOT – BOŽIDAR DEJANOVIĆ
Krahasuar me vitin 2020, Kryetari i Komunës së Kllokotit raportoi blerjen e një veture dhe kredisë që mori për atë qëllim. Përveç kësaj, raportoi rritje në vlerën e pasurive të patundshme që posedon, derisa në vitin 2020 shtëpia prej 100m2 kishte vlerën 10,000 euro, këtë vit Dejanoviq theksoi se vlente 27,000 euro. Ai përmendi rinovimin si arsye për rritjen e vlerës të pasurisë së patundshme. Përveç kësaj, Dejanoviq raportoi rritje në të ardhurat vjetore të tij dhe anëtarëve të familjes së tij me rreth 5,700 euro krahasuar me vitin 2020.

FUNKSIONET E RAPORTUARA: 1
1. Kryetari i Komunës së Kllokotit

PRONA E PALUAJTSHME E RAPORTUAR: 27,000 euro (10,000 – 2020)
1. Shtëpi, 100 m2, me vlerë 27,000 (10,000 në 2020), origjina e pasurisë: familjare, viti i përfitimit: 1977, në pronësi të: prindi (aplikanti – 2020)

PRONA E LUAJTSHME E RAPORTUAR:
1. Automjeti, me vlerë 10,900 euro, viti i fitimit – 2019, origjina e pasurisë:: blerje, pronesia: fëmijët
2. Automjeti, me vlerë 13,200 euro, viti i fitimit – 2020, origjina e pasurisë:: blerje, pronesia: aplikuesi

KURSIMET E RAPORTUARA NË INSTITUCIONET FINANCIARE: /

DETYRIMET FINANCIARE NDAJ PERSONAVE FIZIK DHE JURIDIK:
1. 10,449, qëllimi – kredi, blerje e automjetit, kohëzgjatja- 18 muaj

TË ARDHURAT VJETORE TË DEKLARUARA: 55,051 (49,309 euro – në vitin 2020)
1. 14.923 euro (shuma neto, 1,243 në muaj), lloji i të ardhurave – paga e aplikantit, burimi: Komuna e Kllokotit
2. 750 euro, lloji i të ardhurave – subvencione, burimi – Ministria
3. 10,189 (shuma neto, 849 në muaj), lloji i të ardhurave – paga e bashkëshortës, burimi: Shkolla teknike, Vërboc
4. 5.504 euro (shuma neto, 458 në muaj), lloji i të ardhurave – paga e bashkëshortës, burimi: shkolla Vërboc
5. 5.079 euro (shuma neto, 423 në muaj), lloji i të ardhurave – paga e bashkëshortës, burimi: shkolla Vërboc
6. 4.982 euro (shuma neto, 415 në muaj), lloji i të ardhurave – paga e fëmijëve, burimi: Shkolla teknike në Vërboc
7. 8.520 euro (shuma neto, 710 në muaj), lloji i të ardhurave – paga e fëmijëve, burimi: Shkolla teknike në Vërboc
8. 5.104 euro (shuma neto, 425 në muaj), lloji i të ardhurave – paga e fëmijëve, burimi: shkolla Vërboc
________________________________________________________________________________
9. RANILLUG – VLADICA ARITONOVIĆ
Kryetari i Komunës së Ranillugut është i vetmi që raportoi një rënie të lehtë të të ardhurave vjetore krahasuar me vitin e kaluar, me rreth 450 euro.

FUNKSIONET E RAPORTUARA: 1

1. Kryetari i Komunës së Ranillugut

PRONA E PALUAJTSHME E RAPORTUAR: 58,000 euro
1. Shtëpi, 131 m2, me vlerë 18,000 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: nuk është shënuar, pronësia: prindit
2. Oborr, 897 m2, me vlerë 10,000 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: nuk është shënuar, pronësia: prindit
3. Tokë, 15,235 m2, me vlerë 30,000 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: nuk është shënuar, pronësia: prindit

PRONA E LUAJTSHME E RAPORTUAR: /
KURSIMET E RAPORTUARA NË INSTITUCIONET FINANCIARE: /
DETYRIMET FINANCIARE TË RAPORTUARA NDAJ PERSONAVE FIZIK DHE JURIDIK: /

TË ARDHURAT VJETORE TË DEKLARUARA: 15,113 euro (15,561 – 2020)
1. 15,113 euro (shuma neto, 1,259 në muaj), lloji i të ardhurave – paga e aplikantit, burimi: Buxheti i Kosovës
________________________________________________________________________________
10. NOVOBËRDË – SVETISLAV IVANOVIĆ
Nuk ka asnjë ndryshim në deklarimin për pronën e Kryetarit të Novi Bërdos, vetëm se gruaja e tij ishte përmendur si pronare e kursimeve në vitin 2020, ndërsa këtë vit aplikanti u caktua si pronar.

FUNKSIONET E RAPORTUARA: 1
1. Kryetari i Komunës së Novobërdës

PRONA E PALUAJTSHME E RAPORTUAR:65,000 euro
1. Shtëpi, 200 m2, me vlerë 50,000 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: 1970, në pronësi të: aplikuesi
2. Tokë, 8 hektarë me vlerë 15,000 euro, origjina e pasurisë: trashëgim, viti i përfitimit: nuk është shënuar, pronësia: aplikuesi

PRONA E LUAJTSHME E RAPORTUAR: 28,500 euro
1. Automjeti, me vlerë 3,500 euro, viti i fitimit – 2001, origjina e pasurisë:: blerje, pronesia: aplikuesi
2. Kamioni, me vlerë 7,000 euro, viti i fitimit – 2000, origjina e pasurisë:: blerje, pronesia: aplikuesi
3. Traktori, me vlerë 18,000 euro, viti i fitimit – 1990, origjina e pasurisë:: blerje, pronesia: aplikuesi

KURSIMET E RAPORTUARA NË INSTITUCIONET FINANCIARE: 20,000 euro
1. 20,000 euro, institucioni: “AIK Bank”, Jagodinë, pronar: aplikanti (pronari – bashkëshorti 2020)

TË ARDHURAT VJETORE TË DEKLARUARA: 26,732 euro
1. 1,230 euro (shuma neto, vërejtje red. supozojmë se janë të ardhura mujore, gjithsej 14,760 euro në vit), lloji i të ardhurave – paga e aplikantit, burimi: buxheti
2. 5.000 euro (shuma neto), lloji i të ardhurave – “të ardhura nga bujq.”, burimi: buxheti
3. 486 euro (shuma neto, vërejtje red. supozojmë se janë të ardhura mujore, gjithsej 5,832 euro në vit), pronar – bashkëshortja
4. 95 euro (shuma neto, vërejtje red. supozojmë se janë të ardhura mujore, gjithsej 1,140 euro në vit), pronar prindi
5. 351 euro (shuma neto, vërejtje red. supozojmë se janë të ardhura mujore, gjithsej 4,212 euro në vit), pronar – fëmija

Ky tekst është bërë në kuadër të projektit “Fact-check it out”, i cili zbatohet nga Crno beli svet (CBS) [Bota bardh e zi].
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Preporučeno